Ballina Bota Analiza ANALIZA/ Biden vs Putin: Raundi i parë i marrëdhënieve të tensionuara SHBA-Rusi

ANALIZA/ Biden vs Putin: Raundi i parë i marrëdhënieve të tensionuara SHBA-Rusi

Nga Janusz Bugajski, The Hill

Presidenti Biden ka nisur raundin e parë në një garë përshkallëzuese midis një Amerike të ringjallur dhe një Rusie revizioniste duke pohuar publikisht se Presidenti rus Vladimir Putin është një vrasës.

Biden mund të kishte shkuar edhe më tej duke e cilësuar Putin një terrorist për përfshirjen e tij në bombardimin e disa apartamenteve në Rusi në 1999 dhe një kriminel lufte për vrasjen e mijëra civilëve gjatë sulmit të Moskës në Çeçeni po atë vit.

Pavarësisht akuzave të tilla, fjalët duhet të ndiqen nga vepra ose Putin nuk do ta marrë seriozisht administratën e re të SHBA-së. Ndërhyrjet e Moskës në zgjedhjet e SHBA-së dhe sulmet kibernetike periodike duhet të shihen në një kontekst më të gjerë.

Kremlini është i angazhuar në një fushatë shumëplanëshe për të dobësuar institucionet perëndimore dhe rolin e Amerikës.

Ai kërcënon vazhdimisht fqinjët e tij, përshkallëzon praninë ushtarake përgjatë kufijve të NATO-s dhe ndërhyn në politikën e brendshme të pothuajse të gjitha shteteve europiane.

Kjo javë është përvjetori i shtatë i pushtimit të Krimesë nga Rusia dhe luftës në Ukrainën lindore për të neutralizuar aspiratat demokratike të vendit. Putin kërkon të fitojë besnikërinë ose të “ rrëmbejë’ territorin e të gjitha ish republikave Sovjetike në rindërtimin e një sundimi të ri Ruso-centrik.

Biden duhet të ketë përparësi një numër objektivash që do ta pengojnë atë të përfshihet në sulme të mëtejshme. Një arritje e madhe do të ishte përfundimi i projektit të tubacionit të gazit natyror Nord Stream 2 (NS2) në Gjermani duke vendosur sanksione ndaj NS2 AD.

Nëse përfundon, NS2 do të rrisë varësinë e Europës nga furnizimet ruse, do të intensifikojë presionin mbi Ukrainën duke ulur kapacitetin e saj tranzit, të ardhurat dhe përçarjen e aleancës së NATO-s.

Biden ka një mundësi për të hartuar një politikë më këmbëngulëse të SHBA-së që shkon përtej sanksioneve selektive ndaj oligarkëve dhe sigurisë së Putin, të cilat kanë pak ndikim në sjelljen e tyre.

Uashingtoni duhet të punojë më ngushtë me aleatët më të ekspozuar të NATO-s në përmirësimin e të gjitha aspekteve të mbrojtjes së tyre kombëtare, duke përfshirë Poloninë, Rumaninë dhe tre shtetet baltike. Gjithashtu duhet të bindë shtetet më të vetëkënaqura, të tilla si Gjermania dhe Franca, raporton abcnews.al

Forcat e NATO-s, që aktualisht ndodhen në pjesën lindore të Europës, kanë një rëndësi të madhe për Putin-in pasi tregon se aleanca është e gatshme dhe e aftë të mbrojë anëtarët e saj dhe të gjenerojë siguri në të gjithë Europën.

Stërvitja e trupave ushtarake të këtij viti, midis marsit dhe qershorit, do të përfshijnë 28,000 forca nga 27 shtete, përfshirë mbi 2,000 trupa amerikane që do të shtrihen në 12 vende.

Stërvitja e trupave të NATO-s i mundësojnë Biden të theksojë edhe njëherë angazhimet e Uashingtonit dhe të dërgojë një sinjal të fortë për vendet që aspirojnë për anëtarësim në NATO, veçanërisht Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Edhe pse nuk përfitojnë nga garancitë e sigurisë së NATO-s, ata nuk do të lihen në mëshirën e një fqinji grabitqar që kërkon të përçajë territorin e tyre.

Vendimi i administratës së Biden në fillim të Marsit për të siguruar 125 milion dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën është thelbësor por i pamjaftueshëm. Paketa përfshin anije patrullimi, radarë dhe pajisje taktike. Një shtesë prej 150 milion dollarë ndihmë ushtarake duhet të akordohet për sigurinë e vendit në 2021.

Sidoqoftë, ekziston një ndjenje emergjente dhe frikë në Kiev, që forcat ruse mund të fillojnë një sulm të ri në territorin ukrainas për të fituar kontroll mbi disa objektiva strategjikë, përfshirë burimet ujore që furnizonin Krimenë.

Putin mund të përpiqet qëllimisht të testojë vendosmërinë e Biden përmes një inkursioni më të thellë ushtarak.

Zyrtarët ukrainas po bëjnë thirrje për më shumë kontakte të nivelit të lartë me komandantët amerikanë, stërvitje të përbashkëta ushtarake me një batalion apo brigadë amerikane të dërguar në Ukrainë për disa muaj, duke përfshirë mbrojtjen ajrore dhe anti-raketore.

Paralizimi i ofensivave energjetike të Rusisë, ndëshkimi i sulmeve të saj kibernetike, zbulimi i operacioneve të saj të ndikimit, rritja e korrupsionit të saj financiar në kryeqytetet perëndimore dhe bashkëpunimi i aleatëve dhe partnerëve për të mbrojtur më mirë veten e tyre do të nxirrte në pah vendosmërinë e Biden për të nisur luftën e tij globale me Putin.

@tn.lajmelokale
@tetovanews