Ballina Bota ANALIZA: Korrupsioni ndërkombëtar, sfida më e madhe e presidentit Biden

ANALIZA: Korrupsioni ndërkombëtar, sfida më e madhe e presidentit Biden

Nga Anders Aslund, The Hill

Me inaugurimin e Joe Biden si president, Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në një epokë të re të qeverisjes.

Pas katër vitesh në të cilat Shtëpia e Bardhë dukej se interesohej pak për konfliktet e interesave, Biden është përqendruar te korrupsioni si një kërcënim i sigurisë kombëtare. Ai duhet të ndjekë angazhimin që ka deklaruar për të luftuar korrupsionin ndërkombëtar.

Në Mars / Prill 2020, “Pse Amerika duhet të udhëheqë përsëri: Shpëtimi i politikës së jashtme të SHBA-së pas Trump”, Biden prezantoi programin e tij të politikës së jashtme.

Një angazhim i rëndësishëm është “organizimi  i një Samiti global për Demokraci për të ripërtërirë frymën dhe qëllimin e përbashkët të kombeve të botës së lirë” në vitin e tij të parë në detyrë, duke bërë “së bashku demokracitë e botës për të forcuar institucionet e tyre demokratike”.

Biden premtoi të “miratojë një direktivë të politikës presidenciale që përcakton  luftën ndaj korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare dhe përgjegjësisë demokratike”, dhe ai mori përsipër të “drejtojë përpjekjet ndërkombëtare për të sjellë transparencë në sistemin financiar global,  duke eliminuar taksat e paligjshme, të sekuestrojë pasuritë e vjedhura dhe sigurisht të “zhdukë”  udhëheqësit që vjedhin nga njerëzit dhe të cilët fshihen pas kompanive anonime “.

Presidenti Biden e ka kuptuar qartë detyrën e tij. Raporti i Mueller tregoi se si financat dhe oligarkët rusë u vendosën nga Kremlini për të ndërhyrë në dhe pas zgjedhjeve të SHBA-së në 2016.

Siç tha edhe vetë Biden: “Mungesa e transparencës në sistemin tonë të  financave, e kombinuar me pastrimin e gjerë të parave, krijon një hendek të madh.

Ne kemi nevojë për të mbyllur boshllëqet që korruptojnë demokracinë tonë. ” Korrupsioni dhe paratë që vijnë prej tregut të zi lehtësojnë jo vetëm evazionin fiskal por edhe korrupsionin, shkeljet e sigurisë kombëtare dhe krimet.

Rusia dhe shumë kleptokraci të tjera autoritare zotërojnë korrupsionin brenda dhe jashtë vendit.

Perëndimi duhet të ndryshojë lojën nëse kërkon të fitojë.

Por ne jemi të ri në këtë lojë. Vetë ideja e pastrimit të parave lindi në 1989 dhe Shtetet e Bashkuara nuk bënë mjaftueshëm për këtë çështje deri në  sulmet terroriste në 9/11, të cilat frymëzuan miratimin e Aktit Patriot, të krijuar për të luftuar financimin e terroristëve.

Ky nuk është më një shqetësim i madh, ndërsa ka triliona dollarë para të errëta që qarkullojnë rreth e përqark në det të hapur.

Gabriel Zucman, profesor i Universitetit të Kalifornisë në Berkeley, vlerëson se një e dhjeta e pasurisë të botës ndodhet në parajsën e pafundme të detit dhe pasuria ruse në det të hapur zakonisht vlerësohet në 1 trilion dollarë.

Këto para janë kryesisht anonime dhe mund të përdoren për çdo qëllim, përfshirë qëllime të paligjshme. Qeveria e SHBA-së nuk mund ta lejojë më diçka të tillë por duhet të veprojë sa më shpejt të jetë e mundur për të mbrojtur demokracinë në botë.

Administrata duhet të insistojë në pesë parime themelore.

Së pari, SHBA nuk mund ta bëjë këtë në mënyrë efektive e vetme. Ajo duhet të veprojë së bashku me aleatët e saj demokratikë, Bashkimin Europian (BE), Japoninë, Kanadanë, Australinë dhe Zvicrën.

Ata të gjithë duhet të kenë një pikëpamje të qartë për pastrimin e parave si një kërcënim të sigurisë kombëtare dhe të forcojnë mbrojtjen e tyre kundër financave të paligjshme.

Parimi i dytë është transparenca. Për fat të mirë, SHBA sapo ka miratuar Aktin e Transparencës së Korporatave si pjesë e Aktit të Mbrojtjes Kombëtare.

Ky akt kërkon që të gjitha SHPK-të të sigurojnë Rrjetin e Zbatimit të Krimeve Financiare (FinCEN) në Departamentin e Thesarit në kohë dhe efikasitet mbi përfitimet e pronësisë, të cilat do të jenë në dispozicion të zbatimit të ligjit dhe bankave, megjithëse jo për popullin.

Ky sistem do të jetë funksional për 3 vite. Në mënyrë të ngjashme, në qershor 2018 Bashkimi Europian (BE) vendosi një kërkesë ligjore për të paraqitur informacione në lidhje me pronësinë tek regjistrat publik. (Kjo kërkesë përfshin gjithashtu Zvicrën dhe Norvegjinë.)

Parimi i tretë duhet të jetë raportimi i shpejtë i transaksioneve përkatëse tek agjencitë rregullatore.

SHBA sapo ka kaluar skandalin e dosjeve FinCEN. Skandali i vërtetë ishte se ndërsa bankat i ofronin FinCEN informacion të mjaftueshëm inkriminues, FinCEN vepronte shumë rrallë. Bankat nuk kishin pse të paraqisnin asnjë informacion në lidhje me transaksionet e dyshimta për një muaj dhe askush nuk dukej se interesohej nëse vonoheshin.

Situata është më e keqe në Europë, ku informacioni është i kufizuar.

Së katërti, lidhja më e dobët është zbatimi, i cili duhet të forcohet . SHBA ka FinCEN, por është shumë i vogël dhe duket se është jofunksional.

Duhet të reformohet dhe forcohet. Në Europë, situata është shumë më e keqe sepse agjencitë e pastrimit të parave janë plotësisht kombëtare dhe të dobëta.

Komisioni Europian është i vetëdijshëm për këtë mangësi pas skandaleve të përsëritura të pastrimit të parave në bankat e respektuara europiane, të cilat janë zbuluar nga FinCEN.

Ato po përgatisin një propozim për të krijuar një agjenci të fortë të përbashkët të BE-së kundër pastrimit të parave, me të cilën FinCEN duhet të bashkëpunojë ngushtë. Më në fund, fajtorët do të përballen me gjoba. SHBA e bëri këtë pas krizës financiare globale të 2008-9, duke penalizuar bankat për të gjitha llojet e shkeljeve.

Gjobat e SHBA-së për pastrimin e parave kanë bindur bankat europiane të ndjekin të njëjtën qasje.

Megjithatë, vitet e fundit gjobat e SHBA-së për pastrimin e parave janë zvogëluar dhe nuk janë më një kërcënim i besueshëm për pastruesit e parave. Ata duhet të fuqizohen përsëri dhe autoritetet europiane duhet të ndjekin hapat e duhur.

Pse është kaq e rëndësishme kjo? Siç ka deklaruar Presidenti Biden : “Në një pandemi tinëzare si kjo, korrupsioni po nxit shtypjen, duke cenuar dinjitetin njerëzor dhe duke pajisur udhëheqësit autoritarë me një mjet të fuqishëm për të ndarë dhe dobësuar demokracitë në të gjithë botën.” Përktheu Sonila Backa-abc

@tn.lajmelokale
@tetovanews