Ballina Bota Analiza ANALIZA nga Ian Bremmer, Time: Si pushteti i gabuar i Erdogan në...

ANALIZA nga Ian Bremmer, Time: Si pushteti i gabuar i Erdogan në Turqi rrezikon botën

Nga Ian Bremmer, Time

Gjatë 18 viteve të  kaluara, Rexhep Tajip Erdogan ka qëndruar më shumë në pushtet se çdo udhëheqës që nga Mustafa Kemal Ataturk, themeluesi i Turqisë moderne.

Ai ka transformuar politikën e Turqisë, është përballur me një grusht shteti ushtarak dhe ka rishkruar kushtetutën e vendit. Por stili i tij luftarak dhe instiktet autokratike kanë bërë që ai të kritikohet shumë si brenda edhe jashtë vendit.

Problemi i tij më i madh politik për momentin është ekonomia: niveli i papunësisë ka shkuar në  14%, inflacioni mbetet përsëri në dy shifra dhe pandemia po shënon shifra alarmante.

Presidenti dhe Partia e tij e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) po paguajnë një çmim politik për të gjithë këtë. Në një sondazh të fundit, votat e AKP-së ka rënë nën 30 përqind për herë të parë.

Gatishmëria e Erdogan për të lejuar një guvernator të ri të Bankës Qendrore të rrisë ndjeshëm normat e interesit në fund të vitit të kaluar ka stabilizuar kushtet duke rritur inflacionin dhe duke tërhequr më shumë investime të huaja.

Ndërsa COVID-19 prek më shumë  pasurinë e familjes, presioni politik i brendshëm dhe kërkesa për ndryshim po rriten.  Në muajt e ardhshëm, Erdogan mund të rikthejë politikat e shpejta ekonomike që e bënë Turqinë kaq të brishtë.

Kur studentët protestuan ndaj zgjedhjes së Erdoganit për një besnik të tij politik si rektor në një universitet të madh, ai i sulmoi ata si terroristë dhe shumë prej tyre u arrestuan. Ai ka zgjedhur një luftë politike duke bërë thirrje për ndryshime të reja kushtetuese që do t’i japin presidentit kompetenca të reja.

Erdogan gjithashtu ka punuar shumë për të gjallëruar edhe më shumë krenarinë kombëtare. Muajin e kaluar, ai u zotua të shënojë 100-vjetorin e themelimit të Turqisë moderne me një mision hapësinor që kulmon në “vizitën e parë në hënë” të ndjekur më vonë nga një mision me staf .

Erdogan është kthyer gjithashtu drejt synimeve më të parashikueshme. Më 8 shkurt, ai la të kuptohej se do të kishte lajme të mira në frontin e sigurisë.

Por atëherë një plan për të shpëtuar pengjet turke të mbajtura nga separatistët kurdë në Irakun verior nuk u realizua siç pritej dhe Erdogan u detyrua të anulonte një fjalim të premtuar triumfues në televizion, raporton abcnews.al

Më tej erdhi lajmi se qeveria e Erdogan kishte arrestuar më shumë se 700 persona, përfshirë anëtarët e një partie politike pro-kurde nën dyshimin se kishin lidhje me separatistët. Ai mund të përpiqet ta ndalojë atë parti plotësisht, duke krijuar një burim të ri konfliktesh brenda dhe jashtë Turqisë.

Në fakt, qasja e Erdoganit ndaj opozitës nxit tensionet me qeveritë e tjera.

Mbi të gjitha, Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe udhëheqësit e BE-së janë më të kujdesshëm ndaj demokracisë  dhe respektimit të të drejtave të njeriut sesa  Donald Trump.

Por ka shumë çështje që ndajnë Turqinë dhe Perëndimin.

Anëtarësimi në NATO, blerja e një sistemi raketor rus S-400  pavarësisht kundërshtimeve të SHBA-së dhe Europës ishte një burim konflikti.

Gjyqi i ardhshëm në Qytetin e Nju Jorkut të turkut Halkbank me akuzat se ka ndihmuar Iranin të shmangë sanksionet mund të rezultojë shumë i turpshëm për Erdogan. Erdogan ka sfiduar hapur BE-në  për kërkimin e naftës në zonat e kontestuara të Mesdheut lindor.

Por Erdogan gjithashtu krijoi një krizë vitin e kaluar kur ai njoftoi se kishte “hapur dyert e Europës” për refugjatët që Turqia kishte strehuar si pjesë e një marrëveshje me BE-në. Kohët e fundit, Turqia dërgoi një anije në Egje duke provokuar Greqinë.

Erdogan gjithashtu vazhdon të kundërshtojë planet e BE-së për ribashkimin me Qipro duke këmbëngulur për një “zgjidhje me dy shtete”.

Ai mund të shpresojë për marrëdhënie të qëndrueshme me Rusinë e Vladimir Putin, por kjo varet nëse një armëpushim mbetet në fuqi rreth qytetit sirian të Idlib, ku një tjetër veprim ushtarak sirian i mbështetur nga Rusia mund të dërgojë një valë refugjatësh drejt kufirit turk, raporton abcnews.al

Turqia gjithashtu ka ndërhyrë në luftën civile të Libisë dhe në Kaukaz në mbështetje të Azerbajxhanit gjatë një konfrontimi të fundit me Armeninë.

Sipas historisë, njeriu i fortë i Turqisë do të bëhet edhe më agresiv dhe i paparashikueshëm brenda dhe jashtë vendit, pasi ekonomia e vendit të tij peshon më shumë mbi të ardhmen e tij politike. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews