Ballina Aktualitet COVID-19 i merr jetën gjeneralit shqiptar

COVID-19 i merr jetën gjeneralit shqiptar

Është ndarë nga jeta si pasojë e COVID-19 komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.

Lajmi është bërë me dije nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Gjenerali nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin.

“Nuk kam fjalë për ndarjen e papritur nga jeta të komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.

Në kaq pak kohë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral Sallaku tregoi se ishte një ndër bashkëpunëtorët më të spikatur, me një sens të jashtëzakonshëm ndjeshmërie për kominitetin, të cilën e tregoi edhe gjatë përmbytjeve të fundit në Nënshkodër dhe Katund të Ri.

Gjeneral Sallaku fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19.

Do të kujtojmë përgjithmonë Gjeneral!”, shkruan Peleshi.

Mbi këtë humbje të parakohshme ka reaguar edhe kreu i shtetit, Ilir Meta. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Meta i shpreh ngushëllime familjarëve, të afërmeve, miqve e kolegëve, për këtë humbje të madhe.

“Shumë dhembje e trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të Gjeneral Brigade, Ndriçim Sallaku, profesionistit të përkushtuar të Forcave tona të Armatosura, i cili humbi betejën me COVID-19.

Për mbi tre dekada angazhim për modernizimin e ushtrisë shqiptare, ai shërbeu si rrallëkush nën uniformë duke spikatur për aftësitë e Tij drejtuese dhe organizative, së fundmi edhe në detyrën e rëndësishme të Komandantit të Komandës Mbështetëse, ku dëshmoi gjithashtu vlera të larta humanizmi në përballimin e situatave të vështira të përmbytjeve, në ndihmë të qytetarëve në nevojë.

Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe, jam pranë familjarëve, miqve dhe kolegëve të Tij në këto momente tepër të rënda për ta.  Në memorien e Forcave tona të Armatosura, vepra e Gjeneral Brigade, Ndriçim Sallaku do të kujtohet gjithmonë me respekt e mirënjohje!”, shkruan Meta.

@tn.lajmelokale
@tetovanews