Ballina Shëndeti Koronavirusi Covid-19 i merr jetën studentit 22 vjeçar të mjekësisë nga Librazhdi

Covid-19 i merr jetën studentit 22 vjeçar të mjekësisë nga Librazhdi

Emiljano Tola student i vitit të tretë në Fakultetin e Mjekësisë ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me virusin Covid-19.

Tola 21-vjeç me origjinë nga Librazhdi mësohet se ka qenë i shtruar në një prej spitaleve COVID ku dhe e humbi betejën me virusin ditën e sotme.

Faqja zyrtare e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, i ka kushtuar një shkrim vdekjes së 21-vjeçarit, duke i shprehur ngushëllimet e tyre familjarëve për këtë humbje të madhe.

Postimi i plotë i Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë:

Nje rrugetim i nderprere ne gjysme! Sot mungon mes nesh Emiljano Tola. Student i shkelqyer i vitit te trete ne progamin mesimor Mjekesi e Pergjithshme. Dekanati i Fakultetit te Mjekesise, shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes per kete humbje te madhe. U prehsh ne paqe! DEKANATI

@tn.lajmelokale
@tetovanews