Ballina Bota COVID-19/ Infeksionet në Gjermani po rriten në mënyrë eksponenciale

COVID-19/ Infeksionet në Gjermani po rriten në mënyrë eksponenciale

Infeksionet e koronavirusit po rriten në mënyrë eksponenciale në Gjermani, tha të martën një ekspert për sëmundjet infektive në Institutin “Robert Koch”, duke shtuar se rreziku i vaksinës së AstraZeneca ishte relativisht i ulët.

Numri i rasteve për 100,000 njerëz, të raportuara të martën ishte 83.7, nga 68 një javë më parë dhe Instituti ka thënë që shifra mund të arrijë 200 nga mesi i muajit tjetër.

“Ne jemi pikërisht në ngjitje të valës së tretë (të pandemisë COVID-19). Kjo nuk mund të diskutohet më. Dhe në këtë pikë ne kemi lehtësuar kufizimet e kjo po shpejton rritjen eksponenciale”, tha Dirk Brockmann, një epidemiolog në Institutin “Robert Koch”, për televizionin ARD të Gjermanisë.

Kancelarja Angela Merkel dhe udhëheqësit e shtetit ranë dakord për një lehtësim në faza të kufizimeve në fillim të këtij muaji, së bashku me një “frenim emergjence” për të lejuar autoritetet të vendosin përsëri kufizimet nëse numri i rasteve rritet mbi 100 për 100,000, në tre ditë rresht.

Të martën, numri i rasteve për 100,000 u rrit në 83.7, nga 68 një javë më parë, dhe Instituti “Robert Koch” ka thënë që shifra mund të arrijë 200 nga mesi i muajit tjetër.

@tn.lajmelokale
@tetovanews