Brazili ka tejkaluar 2,000 humbje jete të lidhura me Covid në një ditë të vetme, për herë të parë, ndërsa nivelet e infeksionit rriten.
Vendi ka numrin e dytë më të lartë të v d e k j e v e në botë, pas SHBA, me një total prej 268,370 viktimash. Gjithsej të mërkurën humbën jetë 2,286 persona.
Ekspertët paralajmërojnë që niveli i transmetimit përkeqësohet nga variantet e reja të COVID që janë më ngjitës.
Të mërkurën, ish-udhëheqësi Luiz Inacio Lula da Silva g o d i t i vendimet “budallallepse” të Presidentit Jair Bolsonaro të marra gjatë pandemisë.
Z. Bolsonaro, i cili u fotografua i veshur me një maskë për herë të parë në një muaj të mërkurën, ka kërkuar vazhdimisht të minimizojë k ë r c ë n i m i n që paraqet virusi. Në fillim të kësaj jave ai u tha njerëzve të “ndalonin të bërtiturat”.
Rritja e rasteve ka vendosur sistemet shëndetësore në shumicën e qyteteve më të mëdha të Brazilit nën presion të madh, ku shumë prej tyre janë afër k o l a p s i t.
Margareth Dalcolmo, një mjek dhe studiues në Fiocruz tha se vendi ishte “në momentin më të keq të pandemisë”.