Ballina Bota COVID/ Situata në Brazil del jashtë kontrollit, vendi numëron mbi 2 mijë...

COVID/ Situata në Brazil del jashtë kontrollit, vendi numëron mbi 2 mijë humbje jete në ditë

Brazili ka tejkaluar 2,000 humbje jete të lidhura me Covid në një ditë të vetme, për herë të parë, ndërsa nivelet e infeksionit rriten.

Vendi ka numrin e dytë më të lartë të  v d e k j e v e  në botë, pas SHBA, me një total prej 268,370 viktimash. Gjithsej të mërkurën humbën jetë 2,286 persona.

Ekspertët paralajmërojnë që niveli i transmetimit përkeqësohet nga variantet e reja të COVID që janë më ngjitës.

Të mërkurën, ish-udhëheqësi Luiz Inacio Lula da Silva  g o d i t i  vendimet “budallallepse” të Presidentit Jair Bolsonaro të marra gjatë pandemisë.

Z. Bolsonaro, i cili u fotografua i veshur me një maskë për herë të parë në një muaj të mërkurën, ka kërkuar vazhdimisht të minimizojë  k ë r c ë n i m i n  që paraqet virusi. Në fillim të kësaj jave ai u tha njerëzve të “ndalonin të bërtiturat”.

Rritja e rasteve ka vendosur sistemet shëndetësore në shumicën e qyteteve më të mëdha të Brazilit nën presion të madh, ku shumë prej tyre janë afër  k o l a p s i t.

Margareth Dalcolmo, një mjek dhe studiues në Fiocruz tha se vendi ishte “në momentin më të keq të pandemisë”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews