Ballina Bota Egjipti përgatitet për kalimin drejt një kryeqyteti të ri

Egjipti përgatitet për kalimin drejt një kryeqyteti të ri

Egjipti po përgatitet për t’u zhvendosur në një kryeqytet të ri në zonën e shkretëtirës pranë Kajros duke përmbushur kështu një ambicie modernizuese për vendin.

50 000 nëpunësit e parë civilë do të zhvendosen këtë verë në qytetin e ri që është konceptuar duke marrë parasysh të gjitha kërkesat e modernitetit të shekullit të 21-të.

Në qendër të tij është menduar një bulevard ministrish që riprodhon modelin faraonik, krahas një kompleksi islamik, ndërtesa të parlamentit dhe kompleksi presidencial.

Qyteti, deri më tani i njohur me emrin: Kryeqyteti i Ri Administrativ është projektuar të funksionojë me teknologjinë e re dhe vetëm faza e parë  thith 25 miliardë dollarë.

Qendra kontrolli për infrastrukturën, siguri elektronike, panele diellore, pagesa pa kartëmonedhë dhe 15 m2 hapësirë e gjelbër/banor – këto janë disa prej karakteristikave të kryeqytetit të ri.

Mendohet se qyteti i ri do të strehojë 6 milione banorë në fazën përfundimtare, por qeveria do të ketë mundësinë të vazhdojë punën qysh tani.

@tn.lajmelokale
@tetovanews