Ballina Shëndeti Koronavirusi Ekspertët ngrenë alarmin për variantin brazilian të Covid: Më ngjitës, infekton edhe...

Ekspertët ngrenë alarmin për variantin brazilian të Covid: Më ngjitës, infekton edhe ata që e kanë kaluar

Pas variantit britanik dhe afrikano-jugor të koronavirusit, përqendrimi tani është te një tjetër. Varianti brazilian P.1 i koronavirusit ka ngritur alarmin, pasi sipas ekspertëve është 1.4 deri 2.2 herë më ngjitës se variantet e tjera. Përveç kësaj duket se ky variant infekton përsëri edhe ata që e kanë kaluar virusin më herët.

Ky është përfundimi i një studimi të ri nga shkencëtarët nga Brazili dhe SHBA, të cilët e konsiderojnë urgjente nevojën për të testuar efektivitetin e vaksinave aktuale kundër këtij varianti, përcjell abcnews.al.

Varianti P.1 u identifikua për herë të parë në nëntor në Brazil dhe që atëherë është përhapur gradualisht në afërsisht 25 vende. Hulumtimi i ri nga shkencëtarë nga shumë universitete (Oxford, London Imperial, Sao Paulo, etj.), i udhëhequr nga profesori i asociuar i virologjisë Nuno Faria, i cili nuk është botuar ende në një revistë shkencore, sipas Financial Times.

Gjithashtu New York Times në një raport vlerëson se ky variant “është i aftë të shpëtojë nga 26% në 61% të imunitetit mbrojtës pas një infeksioni të mëparshëm me një variant tjetër Covid-19”. Me fjalë të tjera, një përqindje e papritur e madhe e atyre që ishin infektuar më parë (25 nga 100) mund të infektohen përsëri me variantin e ri.

Ky mund të jetë një tregues se vaksinat ekzistuese, kryesisht vaksinat kineze që përdoren në Brazil janë më pak efektive kundër tij, diçka që duhet të hetohet për të parë nëse është kështu. Ekspertët theksuan se “studime që do të vlerësojë efikasitetin e vaksinimit në kushte reale kundër P.1 janë të nevojshme urgjentisht”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews