Ballina Bota Erdogan i prerë: Turqia nuk do të tërhiqet nga pozicionet në Mesdheun...

Erdogan i prerë: Turqia nuk do të tërhiqet nga pozicionet në Mesdheun Lindor

“Turqia nuk do të tërhiqet nga pozicionet e saj në Mesdheun Lindor”, tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me anëtarët e Këshillit Presidencial të Bosnje dhe Hercegovinës në Ankara të Martën, Erdogan tha se Turqia këmbëngul në “pozicionin e saj vendimtar”.

Ai shtoi, se asnjë kompromis nuk është i mundur për Turqinë në Mesdheun Lindor. I pyetur në lidhje me kontaktet diplomatike midis Ankarasë dhe Kajros, presidenti turk tha se populli egjiptian nuk është kundër Turqisë.

Deklaratat e zotit Erdogan u bënë në sfondin e raundit të 62-të të kontakteve eksploruese midis Greqisë dhe Turqisë në Athinë, që përfundoi pas katër orësh./ db/ Abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews