Ballina Bota Franca i bashkohet Gjermanisë dhe vendeve që ndalojnë përdorimin e vaksinës së...

Franca i bashkohet Gjermanisë dhe vendeve që ndalojnë përdorimin e vaksinës së AstraZeneca

Franca i është bashkuar shteteve të cilat kanë ndaluar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca.

Vendimi i Francës është i ngjashëm me atë të Gjermanisë, për të pezulluar përdorimin e vaksinës si masë paraprake.

Pikërisht ka qenë Presidenti francez, Emmanuel Macron që e ka bërë të ditur lajmin. Franca bëhet shteti i radhës pas Gjermanisë, Italisë, Irlandës, Islandës, Norvegjisë, Danimarkës, Bullgarisë dhe Rumanisë që ndalon vaksinën AstraZeneca e cila dyshohet se shkakton mpiksje gjaku në trup që çon deri në fatalitet.

Tashmë gjithë shtetet e sipërpërmendura presin një rivlerësim nga EMA për vaksinën AstraZeneca, duke qenë se ishte Agjencia Europiane që e lejoi përdorimin e saj.

Artikulli paraprakGreqia përsëri në ankth, bie tërmeti 4.4 i shkallës Rihter
Artikulli tjetërCovid-19 në Maqedoninë e Veriut: Spitalet po mbushen shpejtë, gjithnjë e më pak krevate të lira