Ballina Aktualitet I shtruar prej 10 ditësh në spital, Covid-19 i merr jetën stomatologut...

I shtruar prej 10 ditësh në spital, Covid-19 i merr jetën stomatologut shqiptar (FOTO)

Covid i merr jetën stomatologut të njohur në qytetin e Librazhdit. “BalkanWeb” mëson se pas 10 ditësh shtrimi në një prej spitaleve Covid në kryeqytet, ka ndërruar jetë 62-vjeçari Ndriçim Halili.

62-vjeçari ishte në gjendje të rëndë dhe nuk ka mundur të fitojë dot betejën me COVID-19. Stomatologu Halili sipas burimeve jo zyrtare ka pësuar mesditën e sotme infarkt.

Ndërkohë edhe bashkëshortja e tij pak ditë më parë është prekur nga Covid.

@tn.lajmelokale
@tetovanews