Ballina Sport Konfirmohet mungesa e parë në kombëtare për ndeshjet me Andorrën, Anglinë dhe...

Konfirmohet mungesa e parë në kombëtare për ndeshjet me Andorrën, Anglinë dhe San Marinon

Lorenc Trashi nuk mund të jetë pjesë e kombëtares për ndeshjet me Andorrën, Anglinë dhe San Marinon, pasi në Kuvajt janë mbyllur kufijtë dhe në rast se fluturon drejt Shqipërisë do e kishte të pamundur të rikthehej.

Trashi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë më dije se tashmë nuk ka më shpresa për ta zgjidhur çështjen procedurale që u bë pengesë dhe i uron fat kombëtares shqiptare në ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022.

“Me keqardhjen time të plotë, duhet t’ju informoj se për shkak të situatës së vështirë në të cilën është e gjithë bota dhe për shkak të disa vonesave në procedurat që nuk janë në dorën time, unë nuk mund të bashkohem me ekipin Kombëtar të Futbollit për ndeshjet e ardhshme në Mars.

Unë dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen e tyre dhe i uroj të gjitha të mirat dhe shumë fat ekipit tim kombëtar dhe shokëve të mi”, shkruan Lorenc Trashi në foton e publikuar në rrjetet sociale.

@tn.lajmelokale
@tetovanews