Ballina Shëndeti Koronavirusi Kontrollohuni pas Covid-it, mjekët: Virusi lë pasoja edhe 9 muaj pas infektimit

Kontrollohuni pas Covid-it, mjekët: Virusi lë pasoja edhe 9 muaj pas infektimit

Teksa po afron një vjetori i pranisë së Covid-it në Shqipëri, mes të infektuarve ka edhe rreth 71 mijë persona që e kanë kaluar sëmundjen, por mjekët këshillojnë që edhe në periudhën pas Covid-it duhet të tregohen të kujdesshëm e të kryejnë kontrolle sepse Covidi lë pasoja.

Virusi vazhdon dëmton deri në 9 muaj sipas evidencave deri më tani.

Nëse për pacientët të cilët e kanë kaluar lehtë virusin është e mjaftueshme një vizitë te mjeku i përgjithshëm, individët që kanë pasur formë mesatare ose të rëndë të sëmundjes, apo kanë qenë të hospilatizuar duhet të vazhdojnë ekzaminimet më tej.

Këto janë pacientë që duhet të ndiqen ngushtë sidomos me mjekët pneumolog dhe kardiolog sepse virusi favorizon trashjen e gjakut dhe tromboza… Jo vetëm të mushkërisë por edhe tromboza në zemër, mëlçi, veshka…

Nëse brenda dy tre javëve pasi keni mposhtur virusin shfaqni sërish shqetësime.

@tn.lajmelokale
@tetovanews