Ballina Sport Sfidat me Andorrën, Anglinë & San Marinon, ja programi stërvitor i Kombëtares

Sfidat me Andorrën, Anglinë & San Marinon, ja programi stërvitor i Kombëtares

Kombëtarja shqiptare do të nisë nga e diela grumbullimin për tre ndeshjet eliminatore të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”, kundër Andorrës në transfertën e 25 marsit, Anglisë në shtëpi më 28 mars dhe ndaj San Marinos në 31 mars në transfertë.

Më poshtë, po ju njohim me programin paraprak mediatik dhe stërvitor të kombëtares kuqezi për këto tre ndeshje.

E hënë, 22 mars
Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, ORA 13:15, nga kompleksi stërvitor në Barcelonë
Seanca stërvitore në kompleksin stërvitor në Barcelonë, ORA 17:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 23 mars

Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, ORA 13:15, nga kompleksi stërvitor në Barcelonë
Seanca stërvitore në kompleksin stërvitor në Barcelonë, ORA 16:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 24 mars

Mbërritja në Andorra, ora 12:00
Konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 17:30, në stadiumin e Andorrës
Seanca zyrtare stërvitore në stadiumin e Andorrës, ORA 18:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E enjte, 25 mars

Ndeshja zyrtare eleminatore për Grupin I, Qatar 2022

ANDORRA-SHQIPËRI, ora 20:45, Estadi Nacional

E premte, 26 mars

Nisja e skuadrës nga Andorra për në Shqipëri, ora 11:00
Mbërritja në Kompleksin Tropikal, ora 14:00
Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 18:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E shtunë, 27 mars

Konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 13:00, në Kompleksin Tropikal
Seanca zyrtare stërvitore në Kompleksin Tropikal, ORA 13:30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E dielë, 28 mars

Ndeshja zyrtare eleminatore për Grupin I, Qatar 2022

SHQIPËRI-ANGLI, ora 18:00, “Air Albania Stadium”

E hënë, 29 mars

Nisja e skuadrës për në San Marino, ORA 13:00
Mbërritja e skuadrës në San Marino, ORA 15:10
Seanca stërvitore në San Marino, ora 18:00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 30 mars

Konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 17:30, në stadiumin e San Marinos
Seanca zyrtare stërvitore në stadiumin e San Marinos, ORA 18:00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 31 mars

Ndeshja zyrtare eleminatore për Grupin I, Qatar 2022

SAN-MARINO-SHQIPËRI, ora 20:45, Stadio Olimpico di Serravalle

@tn.lajmelokale
@tetovanews