Ballina Argëtim Showbiz Shëndetësia më e mirë para viteve ’90 apo tani? Çomo në ABC:...

Shëndetësia më e mirë para viteve ’90 apo tani? Çomo në ABC: Pyetje e vështirë…

Mjekja infeksioniste Najada Çomo, e cila radhitet e dyta në listën e PS-së për kandidatët për deputet në Tiranë, ka treguar se pse qytetarët duhet të votojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një intervistë me Jonida Shehun në “Radari Informativ”, zonja Çomo vlerësoi suportin e qeverisë për sistemin shëndetësor në përballimin e kësaj krize.

“Unë në pjesën e PS-së gjatë kësaj periudhe, viti i fundit ishte intensiv, një pandemi absolutisht nuk mund të jetë e mirëmenaxhuar nëse nuk ka suportin e qeverisë. Të kërkosh barna, veshje,  apo marrja e bonusit që në mars nga qeveria, ne kemi pasur suportin moral, që është diçka shumë e madhe.”

Ndërsa, sa i përket akuzave që nuk kanë munguar nga familjarë të të infektuarve për shërbimin e Infektivit, Çomo thotë që një rol të madh ka edhe mungesa e kontaktit mes të sëmurëve dhe familjarëve të tyre. Sipas saj, stafi mjekësor nuk ka lënë asnjëri pas dore, por ajo shton se Covid-i i rëndon pacientët nga ana psikologjike.

“Ju siguroj që…kjo është hera e parë në vend, që ushtronim profesionin, pa pasur familjarë. Popullata e ka të lartë afeksionin për familjarë që u vjen në kushte spitali. Në traditën tone, ne shkojmë shumë tek pacientët. Infektivi është me risk. Në çdo spital është me risk. Popullata e ka në natyrën e vet humane që shkon më shumë sesa të tjerë në kushte spitali. Këta të sëmurë, kanë vështirësi nga ana psikologjike. Sikur janë të vetmuar, ne kemi qenë prindi, motra vëllai për ata njerëz.”

Po a e kanë marrë të gjithë pacientët shërbimin e duhur?

Najada Çomo sqaron: “Asnjë pacienti nuk i është mohuar ndihma. Duke mos e parë fare se çfaë ndodh me familjarin, ata që janë larg, kanë të drejtë të mendojnë që edhe mund të mos u shërbehet. Ne i kemi përkëdhelur, u kemi thënë fjalë të ngrohta.. Puna jonë kryesore është t’i shërbejmë të sëmurit. Koha ka mjaftuar, por i kemi marrë kohë familjes sonë.”

Duke marrë parasysh karrierën e saj të gjatë si infeksioniste, e pyetur nga Jonida Shehu nëse mendon se shëndetësia ka qenë me e mirë para viteve 1990 apo tani, mjekia tha se kjo është një pyetje e vështirë. Çomo shpjegoi se ka pasur elementë që kanë qenë shumë të mira në ato kohë nga ana epidemiologjike, që u prishën, por shtoi se tani kanë hyrë sërish.

“Pyetje e vështirë…Ka pasur elemente që kanë qenë shumë të mira epidemiologjike, u prishën, dhe kanë hyrë sërish. “Çfarë është e mirë duhet të  mbahet, në fushën mjekësore mungon politika. Ti shërben si doktor, në luftë në paqe..”

Kujtojmë se inxhinierja e njohur Luljeta Bozo, e cila kryeson listën e PS për Tiranën, shkaktoi jo pak debate me një deklaratë për kohën e komunizmit.

E pyetur për kohën e komunizmit e të Enver Hoxhës, ajo u shpreh me bindje se periudha e regjimit kishte më shumë të mira sesa efekte negative në vend. Bozo, gjithsesi theksoi në intervistë, se dënon dënimin e personave, të cilët burgoseshin vetëm pse flisnin kundër sistemit. sb/abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews