Ballina Shëndeti Koronavirusi Testi 20-sekonda i Covid-19: Miratohet në Britani, synohet të përdoret në aeroporte...

Testi 20-sekonda i Covid-19: Miratohet në Britani, synohet të përdoret në aeroporte dhe qendra publike

Rregullatori mjekësor i Britanisë ka miratuar një test të Covid-19 prej 20 sekondash, sipas kompanisë që e prodhon produktin, ndërkohë që po përgatitet të prezantojë një sistem të testimit që mund të përdoret në aeroporte, evente sportive dhe biznese.

Testet e shpejta janë konsideruar si një mjet kryesor të planit të Kryeministrit Boris Johnson për të hequr masat e karantinës, por ka pasur shqetësime mbi saktësinë e pajisjeve ekzistuese.

Testi Virolens, që është prodhuar nga start-upi britanik i Abra dhe TT Electronics, është testuar në Aeroportin Heathroë dhe përdor mostra të pështymës të marrë nga tamponi.  Histate, kompania shpërndarëse, deklaroi se do ta prezantojë menjëherë, pas miratimit nga Rregullatori i Produkteve Mjekësore në Britani.

Histate theksoi se provat kanë treguar një sensivitet të testit prej 98.1%, ç’ka nënkupton shumë pak raste false negative, dhe një normë të specifikimit prej 99.7%, ç’ka nënkupton pak raste false pozitivë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews