Ballina Shëndeti Koronavirusi Themeluesi i BioNTech optimist: Pandemia do të jetë nën kontroll deri në...

Themeluesi i BioNTech optimist: Pandemia do të jetë nën kontroll deri në fund të verës

Themeluesi i BioNTech flet për fundin e pandemisë së koronavirusit. Ugur Sahin është optimist se do të jetë e mundur që 70% e gjermanëve do të jenë vaksinuar deri në fund të shtatorit. Shkenctari është optimist se pandemia do të jetë nën kontroll në pjesën më të madhe të Evropës deri në fund të verës.

Kompania gjermane e bioteknologjisë së bashku me industrinë farmaceutike amerikane Pfizer zhvilluan një nga vaksinat e para për COVID-19, përdorimi i së cilës është aprovuar.

Në Gjermani, pronarët e dyqaneve dhe bizneseve të mbyllura, si dhe pushuesit e ardhshëm, presin me padurim heqjen e kufizimeve.

Incidentet e dhunshme shpërthyen në qytetin e Kassel në një demonstratë, ku morën pjesë 20 000 njerëz kundër masave kufizuese të shtunën.

Qeveritë në shumë vende anëtare të BE janë kritikuar ashpër për ritmin e ngadaltë të fushatës së imunizimit që nga fillimi i saj.

@tn.lajmelokale
@tetovanews