Ballina Bota Theu rregullat e Covid, kryeministrja e Norvegjisë vendoset nën hetim

Theu rregullat e Covid, kryeministrja e Norvegjisë vendoset nën hetim

Kryeministrja e Norvegjisë Erna Solberg është vendosur nën hetim për shkak të shkeljes së rregullave të Covid. E gjitha kjo për shkak të festimit të 60-vjetorit në muajin shkurt kur u mblodh për të festuar së bashku me familjarët e saj.

Kjo situatë nxiti protesta për të cilat Solberg reagoi në “Facebook” duke shkruar: “Kërkoj falje që shkela rregullat anti-Covid. Nuk duhej të kishte ndodhur.’

Lidere e partisë konservatore që nga viti 2004, dhe kryeministre që nga 2013, Erna e Hekurt, e cila shpesh krahasohet e Margaret Thatcher, u vlerësua shumë për mënyrën se si menaxhoi pandeminë në vend.

Por kjo ngjarje mund t’i kushtojë shtrenjtë në zgjedhjet e 13 shtatorit. Ndërkohë në rrjetet sociale kërkohet dorëheqja e saj.

Norvegjia ku jetojnë më shumë se 5 milion banorë, ka regjistruar mbi 84 mijë raste me Covid dhe 648 viktima që nga fillimi i pandemisë. Ndërsa aktualisht janë vaksinuar më shumë se 735 mijë norvegjezë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews