Ballina Bota Analiza ANALIZA: Kinë, Rusi, SHBA dhe parashikimi i 1984

ANALIZA: Kinë, Rusi, SHBA dhe parashikimi i 1984

Nga Simon Tisdall, The Guardian

Mund të jetë thjesht rastësi fakti që Rusia vendosi trupat e saj  ushtarakë në Ukrainë javën e kaluar në të njëjtën kohë kur Kina rrethoi Tajvanin me ushtrinë e saj.

Rusia dhe Kina po krijojnë në një aleancë gjithnjë e më të ngushtë. Ndërsa nuk ka asnjë provë të bashkëpunimit  për Ukrainën dhe Tajvanin, presidentët Putin dhe Xi janë pa dyshim të vetëdijshëm për veprimet e njëri-tjetrit.

Ajo që po shohim  tani mund të portretizohet si përmbushja përfundimtare e vizionit të George Orwell, në romanin e tij distopian, “1984“, e një bote të ndarë gjeografikisht, politikisht dhe ushtarakisht në tre super-shtete rivale: Oqeania (Amerika e Veriut dhe Britania), Euroazia (Rusia dhe Europa) dhe Eastasia (Kina).

Botimi i librit të Orwell në 1949 përkoi me formimin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut të udhëhequr nga SHBA (NATO) dhe forcimin e Bashkimit Sovjetik të Joseph Stalin si një fuqi e armatosur bërthamore.

Gjithashtu edhe me shpalljen e Republikës Popullore të Kinës nga Mao Ce Dun.

Parashikimi i Orwell për një konfrontim global ishte i parakohshëm. Kinës i duhej kohë për t’u zhvilluar. Bashkimi Sovjetik  u shkatërrua. SHBA nga ana tjetër pretendoi se kishte fituar. Megjithatë sot, me anë të disa masave, bota trepalëshe e Orwell më në fund po bëhet realitet.

2021 është viti 1984.

Nëse Kina dhe Rusia aktualisht janë kundër SHBA-së, kjo është e barabartë me kursin në një botë ku një superfuqi nuk mund dominojë dy të tjerat.

Në vitin 1972, Richard Nixon kërkoi ndihmën e Kinës kundër Sovjetikëve. Ndoshta SHBA dhe Rusia një ditë do të jenë kundër Pekinit.

Ajo në të cilën analistët bien dakord është se Putini nuk do të pushtojë. Atëherë, çfarë do të bëjë ai? Apologët sugjerojnë që Putin është revoltuar nga një dekret ukrainas muajin e kaluar që deklaronte marrjen përsëri të Krimesë, të pushtuar nga Rusia në 2014. Sipas dekretit, kjo ishte objektiva zyrtare e qeverisë – dhe sigurisht anëtarësimi i Ukrainës në NATO.

Një shpjegim më i thjeshtë  është se Moska po i bën presion  Kievit për të hequr bllokimin në të ashtuquajturin proces i paqes në Minsk – pas prishjes së armëpushimit në Donbas.

Rusët janë më të shqetësuar për situatën e krijuar nga pandemia, dëmin ekonomik dhe një përkeqësim të perspektivës socio-ekonomike. Më shumë se kurrë, projekti i restaurimit të perandorisë Sovjetike të Putinit duket i parëndësishëm, veçanërisht për të rinjtë.

Putin është i përfshirë ende në zjarrin e mbështetësve për shkak të  arrestimit të Alexei Navalny, dhe  akuzat për korrupsion. Vetëm 32% e rusëve besojnë te Putin, sipas një sondazhi të fundit të Levada Center .

Në këtë mënyrë, situata në Ukrainë duket si një plan i llogaritur për qëllime të brendshme politike.

Megjithatë Putin gjithashtu mund të jetë duke provuar qëllimisht vendosmërinë e SHBA dhe Europës. Ai nuk do ta ketë harruar se si George W Bush premtoi mbështetje  për qeverinë e Gjeorgjisë në 2005, dhe më pas hoqi dorë kur shpërtheu lufta me Rusinë në 2008.

Siç vuri në dukje analisti Ted Galen Carpenter javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë gjithashtu ka pohuar “mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës përballë agresionit të vazhdueshëm të Rusisë në Donbas dhe Krime”.

“Paralelet midis mbështetjes të tepruar të Uashingtonit për Ukrainën dhe gabimit të Bush në lidhje me Gjeorgjinë janë të frikshme dhe alarmante,” shkroi Carpenter. SHBA dhe NATO nuk do të luftonin me Rusinë mbi Ukrainën lindore vetëm nëse do të behej fjalë për të shpëtuar Osetian Jugore,  tha ai.

Dhe nëse e kanë bërë, atëherë lufta botërore po ndodh atje.

A do të provokohet Putin nga blofi i presidentit amerikan i cili  e quajti “vrasës” dhe nga mosmarrëveshjet e shumta ? Po Xi si do të reagojë?

Udhëheqësi  i Kinës duket si një njeri i prirur gati për luftë. Ai është përballur me shumë pengesa nga ana  perëndimit, duke përfshirë akuzat për gjenocid në Xinjiang, brutalitetin në Hong Kong dhe agresionin në detet përreth Kinës.

Por për çfarë është  kaq i zemëruar Xi ndërsa  ushtria ka rrethuar Tajvanin?

Një arsye është se Xi gjithashtu shpreson të largojë vëmendjen nga problemet e brendshme. Ndoshta ai po përballet me sfida të padukshme brenda partisë komuniste të Kinës. Me shumë gjasa, ai do të dëshironte të shënonte njëqindvjetorin e  themelimit të CCP(partia popullore e Kinës) duke pushtuar përfundimisht atë që ishte fundi i nacionalistëve të Chiang Kai-shek.

Tajvani është i gatshëm të  luftojë, por nuk mund ta bëjë i vetëm. Vendi ka nevojë për mbështetjen e SHBA-së.

A po kontrollon  Xi prolet(klasën punëtore) të Uashingtonit? Apo do t’i sfidojë ata dhe do të bëjë një lëvizje tjetër në Tajvan?

Makthi i Orwellian për Biden dhe perëndimin do të ishte një pushtim i Ukrainës nga Rusia dhe  sulmi i Kinës  ndaj Tajvanit. Zgjedhja e vetme për Oqeaninë: një luftë në dy fronte, ose humbje në të gjitha anët ./abc/

@tn.lajmelokale
@tetovanews