Ballina Bota Franca mbyll shkollat, Macron: Situata është delikate

Franca mbyll shkollat, Macron: Situata është delikate

Shkollat në Francë do të mbyllen për të paktën 3 javë si pjesë e një plani kombëtar për të luftuar rastet në rritje të Covid-19.

Presidenti i vendit, Emmanuel Macron doli në një deklaratë për mediat dhe iu drejtua popullit për t’i vënë në dijeni lidhur me masat e reja kundër pandemisë.

Macron tha se gjatë javëve të ardhshme, mësimi në shkolla do të zhvillohet online. Të gjitha dyqanet jo ushqimore do të mbyllen nga dita e shtunë. Po kështu, edhe udhëtimet do të ndalohen në distanca mbi 10 kilometra nga banesa.

Macron deklaroi se situata në vend është delikate, ndërsa muajin Prill e konsideroi si vendimtar për ecurinë e Covid-19.

Për fundjavën e Pashkëve, Presidenti francez u shpreh se qytetarët do të lejohen të shkojnë në destinacionet që dëshirojnë.

Emmanuel Macron tha Franca është në garë nga njëra anë me vaksinimin e popullsisë dhe nga ana tjetër me frenimin e përhapjes së infeksioneve.

Këto masa të reja të deklaruara nga Presidenti Macron do të diskutohen në Parlament përpara se të votohen.

Deri më tani Franca ka raportuar 4.6 milionë të infektuar dhe 95.495 vdekje si pasojë e koronavirusit Covid-19.

@tn.lajmelokale
@tetovanews