Ballina Bota Koronavirusi në Gjermani/ Angela Merkel: Situata është shumë serioze, mjekët nuk do...

Koronavirusi në Gjermani/ Angela Merkel: Situata është shumë serioze, mjekët nuk do i lëmë vetëm

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar sot në parlamentin e Gjermanisë se situata nga koronavirusi është mjaft serioze.

Merkel theksoi se vala e tretë e pandemisë po mbretëron në shtetin gjerman.

“Fatkeqësisht, duhet ta themi sërish… vala e tretë e pandemisë po mbretëron në vend”, tha Merkel.

“Ne nuk mund t’i lëmë vetëm mjekët dhe ndihmësit shëndetësorë. Ata nuk mund ta fitojnë vetëm këtë betejë. Ata kanë nevojë për mbështetjen e shtetit, politikës, shoqërisë, ne qytetarëve, të gjithëve ne”, theksoi ajo.

Kancelarja kërkoi mbështetjen parlamentare për shtesën e rëndësishme në ligjin e mbrojtjes shëndetësore.

@tn.lajmelokale
@tetovanews