Ballina Sport Milani fiton ndaj Parmës dhe ruan vendin e dytë

Milani fiton ndaj Parmës dhe ruan vendin e dytë

Milan fitoi 3-1 ndaj Parmës në transfertë, duke marrë 3 pikë shumë të vlefshme në “luftën” për zonën Champions, në Serinë A.

Kuqezinjtë fituan falë golave të Rebic, Kessie dhe Leao, ndërkohë që Zlatan Ibrahimovic ia vështirësoi detyrën kuqezinjve, duke marrë karton të kuq për ofendime ndaj arbitrit, kur rezultati ishte 0-2 për ekipin e Piolit.

Menjëherë pas këtij episodi, Gagliolo shkurtoi diferencën për vendasit, të cilët shtuan presionin për të gjetur edhe golin e barazimit. Por, Milani u mbrojt mirë dhe në minutën e tretë shtesë të ndeshjes, Leao finalizoi me gol një kundërsulm të shkëlqyer të Dalot.

Me këtë sukses, kuqezinjtë shkojnë në kuotën e 63 pikëve, duke siguruar vendin e dytë të renditjes edhe për këtë javë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews