Ballina Sport Njihuni me djalin gjeni të karatesë, Bekim Basha: Kam bërë realitet ëndrrën...

Njihuni me djalin gjeni të karatesë, Bekim Basha: Kam bërë realitet ëndrrën e babait

Bekim Basha është djali gjeni i karatesë, i cili e ka filluar këtë sport që në moshën 6-vjeçare.

I ftuar në “Jo vetëm karantinë”, ai ka treguar se si e nisi karatenë dhe reagimin e prindërve ndaj këtij vendimi.

“Në momentin e parë që kam shkelur në tapetin e karatesë gjeta veten.

Im atë ka qenë ish i persekutuar politik dhe nuk pati mundësi kurrë të merrej me një sport, prandaj më e rëndësishmja për të ishte që unë të merresha me një sport. Në atë fushë që do merresha të arrija majat”.

Më tej, Bekimi është shprehur se ka një lidhje shumë të fortë me babain, pasi ai gjithashtu është trajner.

“Faktikisht unë kam qenë një natyrë shumë studioze, më ka pasur pëlqyer shumë historia, gjeografia. Pasionin e karatesë e ndaj më shumë me babit, me që është edhe trajner. Edhe lidhjen më të fortë unë e kam me babin se jeta ka bërë që të kalojmë më shumë kohë bashkë, po ashtu edhe me gruan. Ajo edhe pse nuk merret me karatenë, merret me një sport shumë të ngjashëm dhe me atë ndajë pjesën e problematikave më të mëdhaja”./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews