Ballina Aktualitet Bajrami i Madh, me mijëra besimtarë myslimanë falen në Sheshin Skënderbej (VIDEO)

Bajrami i Madh, me mijëra besimtarë myslimanë falen në Sheshin Skënderbej (VIDEO)

Mijëra besimtarë kanë mbushur mëngjesin e ditës sotme sheshin “Skënderbej” ku u organizua ceremonia e faljes së namazit të Bajramit në Tiranë. Kremtimi ka nisur rreth orës orën 05:40 dhe zgjati pak më shumë se 40 minuta. Këtë vit besimtarët falën namazin e Bajramit më lirshëm. Kjo për shkak se një vit më parë, diktuar edhe nga situata e Covid, besimtarët myslimanë iu drejtuan xhamive për të falur namazin e Kurban Bajramit duke respektuar edhe rregullat e distancës fizike.

Bajrami i Madh është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, për ta festuar së bashku këtë festë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews