Ballina Aktualitet Covid-19, katër viktima nga Tetova, ky është bilanci i 24 orëve të...

Covid-19, katër viktima nga Tetova, ky është bilanci i 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut

Në 24 orët e fundit u kryen 2.533 teste dhe u regjistruan 50 raste të reja me Kovid-19 në: Shkup – 26, Manastir – 7, Kumanovë – 6, Prilep, Ohër dhe Strugë – nga 2, Gostivar, Koçan, Dibër, Vinicë dhe Kratovë – nga 1.

133  p a c i e n t ë  të rikuperuar janë nga: Shkupi – 58, Kumanova dhe Prilepi – nga 10, Vinicë – 8, Strumicë – 6, Ohri, Shtipi dhe Radovishi – nga 5, Veles – 4, Gostivari, Kërçova dhe Shën Nikolla – nga 3, Manastiri, Koçani dhe Kavadari – nga 2, Struga, Tetova, Resnja, Probishtipi, Bogdanci, Demir Hisar dhe Demir Kapia – nga 1.

Gjithsej janë  r a p o r t u a r  16 jetë të humbura: 4 persona nga Tetova (72 vjeç, 77 vjeç, 84 vjeç dhe 85 vjeç), 3 persona nga Kumanova (61 vjeç, 62 vjeç dhe 81 vjeç) dhe nga 1 person nga Shkupi (70), Prilepi (68), Vinica (73), Strumica (67), Velesi (70), Koçani (75), Struga (70), Negotina (47) dhe Makedonska Kamenica (70). Nga ata që u raportuan, dy ndërruan jetë në shtëpi dhe 14 të tjerët në spital.

Bonus video:

https://youtu.be/4swAZrf8vUg

@tn.lajmelokale
@tetovanews