Ballina Bota Del jashtë kontrollit raketa kineze, vërtitet rreth globit

Del jashtë kontrollit raketa kineze, vërtitet rreth globit

Bërthama e një rakete kineze të nisur nga Toka drejt hapësirës për të transportuar pjesë për ndërtimin e stacionit hapësinor të Kinës, ka dalë jashtë kontrollit. Objekti me gjatësi 30 metra po vërtitet rreth globit një herë në 90 minuta.

Raketa do të bjerë ngadalë në Tokë, thonë ekspertët, por nuk dihet vendi se ku do të rrëzohet për shkak se ka dalë jashtë kontrollit, raporton “The Independent”.

Megjithatë, ekspertët mendojnë se bërthama e raketës mund të bjerë në Kili ose në Zelandë të Re, por nuk përjashtohet as Nju Jorku apo Ontario. Objekti po udhëtonte me 28 mijë kilometra në orë dhe ndodhej 300 kilometra mbi Tokë kur doli jashtë kontrollit dhe nisi të vërtitej në orbitë.

“Potencialisht kjo nuk është gjë e mirë”, thotë astrofizikanti i Universitetit të Harvard, Jonathan McDowell, i cili thekson se objekti ka të ngjarë të bjerë në oqean por mund të shkaktojë dëme të mëdha nëse bie në tokë.

Në situata të tilla, agjencitë hapësinore zakonisht kanë një plan B për të shkaktuar asgjësimin e objekteve kaq të mëdha që dalin jashtë kontrollit apo në çfarëdo situate të rrezikshme, por në këtë rast Kina nuk e ka një opsion të tillë. /tvklan.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews