Gjermani, ekspertët paralajmërojnë për një valë të katërt

Must Read

Kriza e COVID-19 nuk duhet të deklarohet e mbaruar, ne mund të përjetojmë një valë të katërt në vjeshtë, paralajmëroi Hendrik Streek, drejtor i Institutit të Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Bonit.

“Ne duhet të përdorim kohën që kemi deri atëherë për të përmirësuar strukturat dhe procedurat për t’u marrë me të”, tha Streek për revistën “Focus”.

Profesori 43-vjeçar beson se do të ishte shumë e dobishme të krijohej një “këshill pandemie” në nivelin federal për t’u marrë me pandeminë tjetër.

Streek bëri thirrje gjithashtu që “dixhitalizimi i autoriteteve shëndetësore dhe zgjerimi i infrastrukturës së kujdesit shëndetësor të merren seriozisht: Ne kemi nevojë për t’i bërë këto profesione më tërheqëse, për të përmirësuar pagat e tyre dhe për të optimizuar arsimin”.//ATSH

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img
Latest News

100 $ një pako kafe, çfarë po ndodh në Korenë e Veriut?

Nga Joshua Berlinger & ;Paula Hancocks “CNN” Kim Jong Un tani ka probleme më të mëdha se sa Shtetet e Bashkuara....
- Advertisement -spot_img

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img