Ballina Aktualitet Greqia mbyll kufijtë për shtetasit e Maqedonisë

Greqia mbyll kufijtë për shtetasit e Maqedonisë

Qytetarët e Maqedonisë për momentin nuk do të mund të udhëtojnë në Greqi. Vendimi i qeverisë greke për të mbyllur përkohësisht kufijtë tokësorë dhe për të ndaluar hyrjen e shtetasve të vendeve të treta në Greqi është zgjatur deri në 14 maj 2021, raporton AIM nga Athina.

Vendimi i mëparshëm u publikua të hënën, ndërsa në Gazetën Zyrtare të Greqisë është publikuar edhe vendimi i ri i cili hyn në fuqi në 3 maj dhe do të jetë i vlefshëm deri në 14 maj 2021 deri në 6 të mëngjesit me kohën lokale.

Siç raporton AIM, pritet që për dy javë kufijtë tokësorë të Greqisë të hapen dhe kufizimet do të hiqen, dhe udhëtimi do të jetë ose me një test negativ për Covid-19 ose me një certifikatë vaksinimi.

Tani për tani, këto rregulla zbatohen për 11 vendet e treta, si dhe për shtetasit e vendeve anëtare të BE-së dhe zonës Shengen, të cilët sipas vendimeve të mëparshme janë përjashtuar nga ndalimi i hyrjes dhe përjashtohen nga karantina e detyrueshme.

@tn.lajmelokale
@tetovanews