Ballina Aktualitet Kultura Italia fituese e Eurovision 2021! Anxhela Peristeri rendit Shqipërinë në vendin e...

Italia fituese e Eurovision 2021! Anxhela Peristeri rendit Shqipërinë në vendin e 21-të. Përcaktuese vota e publikut

Italia ka fituar edicionin e 65-të të festivalit europian të këngës 2021. Në 26 këngë konkurente në garën për cmimin e madh në natën finale, me 524 pikë grupi muzikor ‘Maneskin’ i cili performoi këngën ‘Zitti e Buoni’, arriti të ngrejë trofeun në “Eurovision 2021”!

Ishte vota e publikut ajo që përmbysi gjithcka, duke i dhënë Italisë vendin e parë në garë. ‘Rock n’roll nuk vdes kurrë’ ishin fjalët e para të grupit italian ndërsa ngjitej në skenë për të ngritur trofeun.

https://youtu.be/bC9sg6MpDc0

Në vendin e dytë me 499 pikë u rendit Franca, ndërsa vendi i tretë me 432 pikë shkoi për Zvicrën, e cila përfaqësohej nga një këngëtar me origjinë shqiptare.

Gjon Muharremaj i njohur me emrin e artit, Gjon’s Tears u përfaqësua në këtë kompeticion me këngën me titull ‘ Tout l’Univers’. Ai arriti të sigurojë votat e jurisë, duke u renditur i parë, nga vota e 39 shteteve me 267 pikë, por ishte vota e publikut ajo që përcaktoi fituesin, duke e zbritur atë në vendin e tretë.

https://youtu.be/jznH_fltcYA

Këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila përfaqësoi Shqipërinë me këngën ‘Karma’, u rendit në vendin e 21-të, me 57 pikë në total. Ndër shtetet që votuan vendin tonë, ishin Malta duke i dhënë 12 pikët e saj maksimale, Danimarka e cila votoi me 7 pikë, ndërsa San Marino vlerësoi me 2 pikë këngën shqiptare, 35 pikë ishin votat e publikut për Anxhela Peristerin.

https://youtu.be/OxniMKVXjqM

Kompeticioni i këtij viti u zhvillua në Roterdam të Holandës, pas dy vitesh ndërprerje si pasojë e pandemisë Covid-19.

Grupi ‘Maneskin’ rikthen Eurovisionin në Itali pas 31 vitesh. Ata janë artistët e tretë italianë që fitojnë festivalin evropian pas Gigliola Cinquetti në 1964 dhe Toto Cutugno në 1990. Edicioni i radhës do të organizohet në Itali.

Artikulli paraprakAgron Shehaj kandidon për kryetar të PD-së
Artikulli tjetërA RR E S T O H E N dy tetovarë