Ballina Bota Pas një viti, Spanja rihap portet për anijet turistike

Pas një viti, Spanja rihap portet për anijet turistike

Anijet turistike ndërkombëtare do të jenë në gjendje të ankorohen në portet spanjolle duke filluar nga 7 qershori, sipas një njoftimi nga qeveria e vendit. Ky vendim vjen si pasojë e uljes së rasteve të Covid-19 në Europë dhe për shkak se pjesa më e madhe e vendeve prej nga do të vijnë anijet kanë treguar shenja pozitive të fushatës së vaksinimit, tha ministria e transportit në një deklaratë.

Ndalimi u vendos në mes të marsit 2020 për të mbajtur në kontroll pandeminë. Ky është destinacioni i dytë në Europë për ndalesat e anijeve turistike, që luajnë një rol të rëndësishëm në ekonomi, sipas ministrisë. Në vitin 2019, sektori kontribuoi rreth 2,8 miliardë euro në PBB-në e Spanjës.

Kompanitë e transportit do të veprojnë në përputhje me masat e vendosura nga ministria e shëndetësisë, për të garantuar sigurinë totale, ” tha ministria e transportit./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews