Ballina Aktualitet Covid-19, një viktimë nga Tetova, ky është bilanci i 24 orëve të...

Covid-19, një viktimë nga Tetova, ky është bilanci i 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3,007 teste dhe janë regjistruar 43 raste të reja të KOVID-19 në:
Shkup – 24, Kumanovë – 5, Manastir dhe Ohër – nga 3, Prilep, Tetovë dhe Kërçovë – nga 2, Gjevgjeli dhe Vinicë – nga 1.
Janë raportuar gjithsej 6 viktima : 2 persona nga Shkupi (67 dhe 86 vjeç) dhe nga një person nga Manastiri (79 vjeç), Kumanova (81 vjeç), Tetova (73 vjeç) dhe Velesi (66 vjeç).

Janë regjistruar 48 pacientë të rikuperuar në:
Shkup – 17, Prilep – 6, Manastir – 5, Ohër – 4, Shtip, Strugë dhe Resnjë – nga 3, Kumanovë, Tetovë, Vinicë, Gostivar, Strumicë, Koçanë dhe Probishtip -nga 1.

Deri më tani, janë kryer gjithsej 802,272 teste të Covid-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155,345, numri i pacientëve të rikuperuar është 148,846, numri i viktimave është 5,429 dhe numri i rasteve aktive është 1,070

@tn.lajmelokale
@tetovanews