Ballina Sport Dita e tretë e Euro 2020, sfidat e sotme

Dita e tretë e Euro 2020, sfidat e sotme

Dita e tretë e Kampionatit Europian premton të tjera emocione ditën e sotme. Në orën 15:00, Anglia pret në stadiumin “Uembli” Kroacinë, një sfidë e vlefshme për grupin D.

Në orën 18:00 do jetë radha e debutimit të Maqedonisë së Veriut, e cila ka në përbërje edhe futbollistë shqiptarë dhe do të përballet me Austrinë në Bukuresht. Mbrëmja është rezervuar për duelin e Amsterdamit, mes Holandës dhe Ukrainës, përballje që nis në orën 21:00.

@tn.lajmelokale
@tetovanews