Ballina Bota Italia vendos karantinë 5 ditore për udhëtarët nga Britania

Italia vendos karantinë 5 ditore për udhëtarët nga Britania

Sipas një njoftimi nga qeveria italiane, udhëtarët nga Britania do të duhet të karantinohen për 5 ditë. Karantina e detyrueshme për pasagjerët që vijnë nga Britania e Madhe do të hyjë në fuqi të hënën më 21 qershor, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Vendet e tjera si, SHBA-ja, Kanadaja dhe Japonia do të mund të hyjnë në vend vetëm më certifikatë pa pasur nevojë të karantinohen.

“Certifikata e gjelbër është një certifikatë shëndetësore që vërteton vaksinimin, rikuperimin nga Covid ose të një testi negativ”, njoftoi ministri i shëndetësisë.

Speranza sqaroi gjithashtu se udhëtarët nga Britania e Madhe, një vend ku varianti Delta përbën 99% të rasteve do të karantinohen për 5 ditë dhe do t’i nënshtrohen një testi antiCovid. Italia ka ndaluar hyrjen në territorin kombëtar për udhëtarët nga India, Bangladeshi dhe Sri Lanka.

Vendi ka administruar deri tani më shumë se 44 milionë doza të vaksinës anti-Covid./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews