Ballina Bota Mbretëresha Elisabeth II pret për çaj presidentin Biden dhe Zonjën e Parë!

Mbretëresha Elisabeth II pret për çaj presidentin Biden dhe Zonjën e Parë!

Mbretëresha Elizabeta II ka pritur sot presidentin e SHBA-së Joe Biden në kështjellën Windsor, pas Samitit të G7, për të pirë një filxhan çaj tradicional.

Me një fustan me lule dhe kapelë rozë, mbretëresha 95-vjeçare, së bashku me Biden-in dhe gruan e tij Jill, ndoqën një paradë të rojeve të nderit, (veshur me uniforma të kuqe dhe me kapele të zeza me lëkurë ariu) mbajtur në oborrin e rezidencës ku mbretëresha qëndron që nga fillimi i pandemisë së kovidit.

Elizabeta II dhe të ftuarit e saj dëgjuan himnet britanike dhe amerikane e më pas të tre kanë hyrë në kështjellë për të pirë çajin, përpara se Biden-i të nisej për në Bruksel, ku të hënën ai do të marrë pjesë në takimin e NATO-s./dritare.net

https://youtu.be/dSBd_7gQvu8

@tn.lajmelokale
@tetovanews