Cili është shansi që ne të mund të ndalojmë përhapjen e SARS-2 dhe ta rikthejmë atë përsëri në natyrë, siç ndodhi me SARS-1?
E vërteta, e marrë nga provat e grumbulluara me kalimin e kohës, është se pandemitë gjithmonë mbarojnë. Dhe deri më sot vaksinat kurrë nuk kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përfundimin e tyre. Kjo nuk do të thotë që vaksinat nuk po luajnë një rol kritik këtë herë. Shumë më pak njerëz do të përfundojnë në spital dhe do të vdesin nga Covid-19 për shkak të tyre.
Si përfunduan pandemitë e mëparshme që nga gripi spanjoll (1918)?
Viruset nuk u zhdukën; një pasardhës i virusit të gripit spanjoll, H1N1 modern, qarkullon edhe sot, ashtu si H3N2. Njerëzit gjithashtu nuk zhvilluan imunitet ndaj tyre. Ky është një fenomen me të cilin një patogjen ndalon përhapjen sepse kaq shumë njerëz janë të mbrojtur kundër tij, sepse ata tashmë kanë imunitet natyral ose i vaksinuar pra imuniteti i tufës. Në vend të kësaj, viruset që shkaktuan këto pandemi pësuan një tranzicion. Ose më shumë se ata, pësuan njerëzit tranzicion. Sistemet tona imunitare mësuan mjaft rreth tyre për të shmangur manifestimet më vdekjeprurëse të infeksionit, të paktën shumicën e kohës. Njerëzit dhe viruset arritën një qetësim imunologjik. Në vend që të shkaktonin ndërprerje të sëmundjeve me kalimin e kohës viruset shkaktuan rritje të sëmundjeve infektive të lehta. Gripi pandemik u bë grip sezonal. Kjo është e njëjtë edhe për gripin rus e gripin e derrit.
Viruset u bënë endemike.
Nëse modeli i Sars-Cov-2 do të vijojë të jetë në të ardhmen do të bashkohen një sërë koronavirusësësh njerëzore që shkaktojnë ftohje, kryesisht në dimër kur kushtet favorizojnë transmetimin e tyre.
Kur do të ndodhë kjo?
Kjo është pyetja e madhe që deri tani nuk ka marrë përgjigje.
“Mendova se do të ishim tashmë jashtë kësaj faze akute”, pranoi Maria Van Kerkhove, ekspertja kryesore e Covid-19 në OBSH.
Sidoqoftë, mendimi i Van Kerkhove është i ndikuar nga pikëpamja e saj e palëkundur se e gjithë bota duhet të veprojë kundrejt Covid-19 sic ka vepruar Zelanda e Re dhe Vietnami.
“Nuk ka asgjë përfshirë variantet e virusit, që tregon se nuk mund të ishim tashmë në fazën akute. Sepse ky virus tashmë është bërë i kontrollueshëm,” shtoi ajo.
Sipas ekspertes, përvoja nga katër pandemitë e fundit ato të përmendura më lart do të tregonte që viruset të shndërrohen në patogjenë pandemikë në burime endemike të sëmundjes brenda një viti e gjysmë ose dy prej shfaqjes. Por të gjitha ato pandemi ishin pandemi të gripit. Me një patogjen tjetër mund të shohim një model tjetër thotë ekspertja.
“Në historinë e fundit të pandemisë, gjithçka ka qenë e njëjtë me gripin dhe afati kohor i zhvillimit ka qenë brenda dy viteve,” tha Jennie Lavine, një studiuese e biologjisë në Universitetin Emory e cila ishte autorja e parë e një dokumenti modelimi të botuar në revistën “Science” që parashikonte se si mund të ndodhë fundi i pandemisë.
Burimi: STAT +/ Përshtati: Gazeta “Si”