Ballina Aktualitet Kosovë 9 raste të reja dhe një viktimë nga Covid në Kosovë

9 raste të reja dhe një viktimë nga Covid në Kosovë

Një person ka humbur jetën dhe 9 persona kanë rezultuar pozitiv të infektuar me Covid nga 1 871 testime të kryera.

Në total numri i rasteve aktive është 160, ndërkaq sot janë shëruar 14 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,376.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.110 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 205.884 doza të vaksinës.

Ndërkohë deri më sot 49.207 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews