Ballina Bota Epidemia misterioze që po “zhduk” zogjtë në SHBA

Epidemia misterioze që po “zhduk” zogjtë në SHBA

Një epidemi e re, e cila prek zogjtë ka shpërthyer në Shtetet e Bashkuara, por sipas ekspertëve ende nuk dihet shkaku. Ndërsa bota po lufton me Covid-19, specie të shumta zogjsh, kryesisht në Uashington, D.C., kanë ngordhur papritur.

Epidemia filloi në prill duke u përhapur në shumë shtete të SHBA-së dhe sipas ornitologëve zogjtë kishin sy të fryrë dhe probleme neurologjike duke i bërë ata të humbisnin ekuilibrin.

Jim Monsma, themelues dhe drejtor i një qendre për mirëqenien e shpendëve në kryeqytetin amerikan, tha se nuk është e pazakontë që zogjtë të kenë  probleme në sy, por ky është “një shpërthim i pazakontë”.

Testet mbi zogjtë e ngordhur deri më tani nuk kanë nxjerrë në pah asnjë të dhënë, madje është përjashtuar edhe mundësia që zogjtë të jenë infektuar me  sëmundjen e  Nilit Perëndimor. “Ne ende nuk e dimë arsyen,” tha Monsma.

Besohet se arsyeja mund të jetë  insekti cicada që u shfaq për herë të parë në prill, por asgjë nuk është vërtetuar ende.Por numri i lartë i shpendëve të prekur është ajo që ka shqetësuar më shumë ekspertët, sipas Monsma, duke theksuar se mund të ekzistojë mundësia që mund të transmetohet edhe te njerëzit.” /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews