Ballina Bota Euro 2020, mbipopullimi në Wembley mund të shkaktojë 100,000 raste me Covid...

Euro 2020, mbipopullimi në Wembley mund të shkaktojë 100,000 raste me Covid në ditë

Numri i të infektuarve me koronavirus është duke u rritur dita ditës në Britaninë e Madhe ndërsa mijëra tifozë dynden në Stadiumin Wembley ku po zhvillohet Euro 2020.

Tashmë ekspertët në vend besojnë se mbipopullimi pa maska ​​dhe pa distancë mund të bëjë që të regjistrohen se shpejti 100,000 raste në ditë. Sipas shkencëtarëve nga King’s College London, deri më tani, incidenca e koronavirusit në Britani është dyfishuar çdo gjashtë ditë.

Incidenca e sëmundjes Covid tani është 30% më e lartë tek burrat sesa tek gratë, dhe grupmosha 18 deri 24 vjeç është goditur më rëndë, sipas ekspertëve.

Përveç kësaj, britanikët e pavaksinuar kanë tre herë më shumë gjasa të marrin Covid sesa ata që janë të vaksinuar plotësisht.

Ndërsa komentonte zbulimet më të fundit, profesori Steven Riley theksoi se burrat mund të jenë më të ndjeshëm ndaj sëmundjes Covid pasi po nxitojnë për në stadium për të parë Euro 2020 . Mbi 66,000 britanikë ishin të pranishëm në Wembley të mërkurën mbrëma ndërsa kombëtarja ndeshej me Danimarkën. s.b/abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews