Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 2 672 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 raste të reja dhe fatmirësisht nuk ka humbur jetën asnjë person.
Sipas raportit të fundit nga ministria, është njoftuar se në orët e fundit betejën me Covid e kanë fituar tetë pacientë, ndërsa raste aktive janë 137.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,992 pacientë me këtë virus, prej të cilëve kanë humbur jetën 2 265 qytetarë.
Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 107,551, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 356,771.e.su./abcnews.al