E martë, 3 Gusht, 2021

Ky është vendi i parë evropian që mbyll dyert për të personat e pavaksinuar kundër Covid-19

Must Read

Malta do të bëhet vendi i parë në Evropë që do të mbyllë kufijtë për këdo që nuk është i vaksinuar plotësisht ndaj koronavirusit. Vendimi është marrë pas rritjes së rasteve me Covid-19 në vend.

Vetëm qytetarët që kanë certifikatë vaksinimi britanike apo evropiane do të lejohen që të futen në vend, duke nisur nga 14 korriku, bëri të ditur ministri i shëndetësisë Chris Fearne, duke lënë të kuptohet se turistët amerikanë dhe të tjerët do të ndalohen.

Ne do të jemi vendi i parë në Evropë që do të ndërmarrë këtë hap,”-tha ai.

Malta është vlerësuar si një histori suksesi evropiane për fushatën e saj të vaksinimit, me 79% të popullatës së rritur aktualisht të vaksinuar plotësisht. Më parë, Maltën mund ta vizitonin edhe turistë nga pjesa tjetër e BE-së, SHBA-së dhe vendet e tjera që ishin të pajisur me një test negativ PCR ose që ishin të vaksinuar plotësisht.

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img
Latest News

Momentet pas V R A S J E S së shqiptares në Florida, detaje të reja nga skena e K R I M I...

Banorë të zonës, kanë publikuar video pak pas  v r a s j e s  së 27-vjeçares shqiptare në...
- Advertisement -spot_img

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img