Ballina Aktualitet Shqipëri Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ndihen në disa qytete, ja ku ishte epiqendra...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ndihen në disa qytete, ja ku ishte epiqendra (VIDEO)

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në një pjesë të vendit. Raportohet se lëkundjet janë ndjerë në disa qytete, teksa epiqendra dyshohet se është në Adriatik, pranë Lezhës.

Sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter, me epiqendër 3 km në veriperëndim të Lezhës dhe me thellësi 11 km.

Gazetari Elidon Ndreka raportoi se lëkundjet janë ndjerë të forta nga qytetarët, disa prej të cilëve kanë dalë në rrugë. Lezha ka qenë një prej qyteteve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

@tn.lajmelokale
@tetovanews