Ballina Shëndeti Koronavirusi “Mund të pësojë mutacione të tjera”, ekspertët të shqetësuar për variantin Delta:...

“Mund të pësojë mutacione të tjera”, ekspertët të shqetësuar për variantin Delta: Rreziku më i madh për botën

Varianti Delta po përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës duke u kthyer në një shqetësim.

Në një intervistë për Reuters, ekspertja e lartë e sekuencës së genomit të virusit, Sharon Pecacok, u shpreh se Delta po vlerësohet më i vështiri mes versioneve të koronavirusit, me të cilin bota është përballur ndonjëherë.

Ajo ngre alarmin për mundësinë e mutacioneve të reja të variantit që po pushton botën.

“Rreziku më i madh për botën në këtë moment është thjesht Delta. Ai përbën një problem shumë të madh për vendet që nuk kanë një mbulim të mirë me vaksina pasi është më i transmetueshëm dhe mund t’i shpëtojnë pjesërisht mbrojtës imunitare”, shprehet ajo.

Delta ka treguar se redukton efektshmërinë e dozës së parë të vaksinave, por dy dozat vijojnë të sigurojnë mbrojtje të lartë nga forma e rëndë e Covid-19.

“Mendoj se mund të përballemi me dy skenarë. I pari është se një variant i ri mund të shfaqet, i cili është me i fortë e më i shpejtë se Delta. I dyti lidhet me mundësinë që Delta të ndryshojë, duke fituar aftësi të reja për t’i shpëtuar mbrojtjes imunitare.”

Deri sa të kenë në dispozicion më shumë të dhëna mbi transmetueshmërinë e variantit Delta, ekspertët thonë se maskat, distancimi social bashkë me vaksinimin masiv do të mund të nevojiten sërish.

@tn.lajmelokale
@tetovanews