Ballina Bota Përhapja e variantit Delta, Irani përfshihet nga vala e pestë e Covid

Përhapja e variantit Delta, Irani përfshihet nga vala e pestë e Covid

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka deklaruar se vendi po shkon drejt një vale të pestë të koronavirusit për shkak të variantit Delta.

“Kemi frikë se po shkojmë drejt një valë të pestë në të gjithë vendin,” tha Rouhani, duke paralajmëruar popullin që të tregohet i kujdesshëm pasi “varianti Delta është përhapur” në provincat jugore.

Irani po lufton me shpërthimin më vdekjeprurës të koronavirusit në Lindjen e Mesme. Vendi ka regjistruar mbi 84,000 viktima. Kryeqyteti i Teheranit është zonë “e kuqe”, së bashku me nëntë provinca të tjera. Provincat jugore dhe juglindore të Fars, Hormozgan, Kerman dhe Sistan-Baluchistan janë klasifikuar gjithashtu zona “të kuqe”.

Irani gjithashtu po lufton për të importuar sa më shumë vaksina për popullsinë e tij prej 83 milion banorësh për shkak të sanksioneve amerikane që kanë vështirësuar transferimin e parave në firmat e huaja.

Më shumë se 4.4 milion nga 82.9 milion persona kanë marrë dozën e parë dhe 1.7 milion janë vaksinuar plotësisht, sipas një njoftimi nga ministria e shëndetësisë./abcnews.al

Video bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews