Ballina Sport Spanja fiton me penallti ndaj Zvicrës dhe marshon drejt gjysmëfinales së Europianit

Spanja fiton me penallti ndaj Zvicrës dhe marshon drejt gjysmëfinales së Europianit

Emocione, spektakël dhe lot! “Ruleta ruse” e penalltive i buzëqesh Spanjës. Pas 120 minutave të mbyllura në barazimi 1-1, skuadra iberike e drejtuar nga Luis Enrike, arriti të triumfonte me 11-metërsha, 1-3, duke siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e EURO 2020.

Spanja shënoi pas tetë minutash lojë. Një autogol, i dhjeti në Euro 2020. Alba gjuajti fort dhe një devijim i Zakaria-s, i cili bëri debutimin e tij si titullar me Zvicrën, bëri të mundur kalimin në avatzh të iberikëve.

Sfida u barazua në minutën e 68-të. Shaqiri realizoi për zviceranët, i treti për të në këtë Evropian. Futbollisti shqiptar përfitoi nga një gabim i mbrojtjes spanjolle dhe shënoi me lehtësi.

Në 77’ Freuler lë Zvicrën me 10 vetë pas një ndërhyrje të ashpër. Pritej reagimi i iberikëve, por ishte shumë i vakët. Zvicra mbrohet fort në fund dhe çon ndeshjen në shtesë, e dyta për të dy ekipet. Të dyja shtesat nuk podhojnë gola, pavarësisht se Spanja provoi pa fund.

Ndeshja shkon me penallti, e dyta për këtë Evropian dhe sërish Zvicra e provon një gjë të tillë pas Francës. Por kësaj radhe helvetët gabojnë shumë, 3 penallti të humbura, kundrejt 2 të spanjollëve. Shar, Akanji dhe Vargas humbën radhazi gjuajtjet e tyre. Spanja kalon në gjysmëfinale.

@tn.lajmelokale
@tetovanews