E martë, 3 Gusht, 2021

Temperaturat përvëluese, Dubai shpenzon miliona dollarë për të stimuluar reshje shiu me dron (VIDEO)

Must Read

Ekstremet e motit shfaqen në pjesë të ndryshme të globit. Teksa vendet e Europës Qendror dhe së fundmi edhe Kina janë përballur me përmbytje, në Dubai kemi të bëjmë me një tjetër ekstrem të kushteve atmosferike.

Temperaturat e larta kanë bërë që autoritetet në këtë vend të mendojnë për një alternativë tjetër, duke krijuar kështu “shira artificialë”. Sipas qendrës Kombëtare të Meteorologjisë, reshjet sollën një sasi të madhe të ujit që vërshoi në rrugë.

Të dielën, shërbimi kombëtar i motit i Emirateve të Bashkuara Arabe publikoi ​​pamje video të reshjeve të mëdha. Shiu stimulohet duke përdorur teknologjinë e dronëve të cilët lëshojnë ngarkesa elektrike në re, në mënyrë që ato të grumbullohen për të lëshuar reshje.

Sistemi aktual që përdoret për të ndryshuar ngarkesën elektrike të reve po drejtohet nga studiuesit në Universitetin e Reading në Angli dhe përllogaritet në miliona dollarë.

Profesori Maarten Ambaum, i cili punoi në projekt, i tha BBC në mars se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mjaftueshëm re për të krijuar kushte të përshtatshme për shiun.

Projekti përpiqet që pikat e ujit të bashkohen dhe të ngjiten. “Kur pikat të bashkohen dhe të jenë mjaft të mëdha, ato do të bien si shi”, tha Prof Ambaum për BBC. m.v/abcnews.al

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img
Latest News

Momentet pas V R A S J E S së shqiptares në Florida, detaje të reja nga skena e K R I M I...

Banorë të zonës, kanë publikuar video pak pas  v r a s j e s  së 27-vjeçares shqiptare në...
- Advertisement -spot_img

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img