Tetova vazhdon të jetë në gjendje kritike për sa i përket Covid-19. Në 24 orët e fundit kanë ndëruar jetë 10 persona, në mesin e të cilëve edhe një paciente e vitit 1984 konfirmoi Dr. Gzim Nuredini.
Momentalisht në Spitalin e Tetovës janë të hospitalizuar 120 pacientë, prej të cilëve 118 janë me terapi oksigjeni. Dr. Gzim Nuredini tha se vazhojnë të jenë në gjendje të tendosur dhe apeloi deri te qytetarët për kujdes maksimal.
“Në Tetovë gjatë 24 orëve të fundit jetën e ka humbur një paciente 36 vjeçare (e vitit 1984) dhe 9 persona të tjerë. Për momentin në Spitalin e Tetovës janë të shtruar 120 pacientë me Covid-19 prej të cilëve 118 pacientë janë me terapi oksigjeni dhe dy të tjerë janë në respirator”, tha Dr. Gzim Nuredini.
Vetëm 9 pacientë janë të vaksinuar me 1 dozë kurse 3 pacientë me të dyja dozat.
Sipas Dr. Gzim Nuredinit në 24 orët e fundit kanë pasur 245 kontrolle ambullantore, dhe kanë pranuar 18 pacientë.
Ndërkaq, sipas informatave të djeshme nga Ministria e Shëndetësisë, në Tetovë ka 1791 raste aktive me Covid-19.
Dje Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 333 raste të reja nga 3.022 të testuar, 367 pacientë ishin shëruar, ndërkaq 27 ndëruan jetë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 169.202, të shëruarve 152.465, të vdekurve 5.695, ndërkaq për momentin ka 11.042 raste aktive. /portalb.mk/