Ballina Bota Johnson kërkon më shumë kohë: Të dyfishohet në 12 mijë numri i...

Johnson kërkon më shumë kohë: Të dyfishohet në 12 mijë numri i të evakuuarve nga Kabuli këtë javë

Britania e Madhe kërkon që të dyfishojë numrin e personave që evakuohen nga Kabuli me avion në 12 mijë gjatë kësaj jave.

Ndërsa procesi i evakuimit vijon, kryeministri britanik Boris Johnson pritet të mbajë një mbledhje virtuale me liderët botërorë në përpjekje për të fituar më shumë kohë që të shpëtohen më shumë njerëz.

Megjithatë, shtyrja e datës së tërheqjes përfundimtare është diçka që nuk është konfirmuar nga presidenti Joe Biden. Thuajse 6,000 britanikë, staf afgan dhe familjet e tyre janë evakuuar deri më tani nga Forcat Ajrore Mbretërore, por planifikohet që të evakuohen edhe 6,000 të tjerë këtë javë.

Ministri i Mbrojtjes James Heappey tha këtë mëngjes se 1,800 qytetarë të kualifikuar dhe 2,275 aleatë lokalë janë identifikuar, por ky numër pritet të shtohet gjatë gjithë kohës.

“Ne do të nxjerrim që aty sa më shumë që të mundemi,” tha ai për Sky News. s.b/abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews