Ballina Bota Kryeministri kanadez: Gati e pamundur t’i nxjerrim nga Afganistani të gjithë qytetarët

Kryeministri kanadez: Gati e pamundur t’i nxjerrim nga Afganistani të gjithë qytetarët

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka thënë se ka gjasa që Kanadaja të jetë në gjendje të evakuojë në gjendje të sigurt të gjithë kanadezët dhe aleatët e saj nga Afganistani për shkak të marrjes së kontrollit të talebanëve në Kabul.

“Do të jetë shumë, shumë e vështirë për të nxjerrë shumë njerëz prej aty. Sigurisht, ne do t’i nxjerrim disa prej aty, por për të nxjerrë shumë persona, aq sa duam, do të jetë pothuajse e pamundur në javët e ardhshme”, tha Trudeau, njofton Klan Kosova.

Kanadaja aktualisht ka avionë masivë transporti në terren në Kabul dhe ka forca që punojnë me afganët për t’i nxjerrë ata nga vendi, raporton BBC.“Kufiri, megjithatë, nuk është në zotësi të Kanadasë apo të transportit ajror kanadez, talebanët po vazhdojnë të bllokojnë qasjen për afganët”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews